Patozi: Anëtarësimi në NATO, rezultat i reformave të thella
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi u shpreh në Kuvend se anëtarësimi i Shqiprisë në NATO është rezultat i reformave të thella të ndërmarra nga maxhoranca në të gjitha fushat. "Reformat e thella të ndërmarra nga qeveria gjatë katër viteve të fundit mundësuan marrjen e ftesës për anëtarësim, përmes ratifikimit të shpejtë nga 26 vendet aleate të protokollit të NATO-s", tha ai. Patozi vlerësoi kontributin e opozitës në këtë proces dhe në përmbushjen e reformave si në drejtësi dhe procesin zgjedhor.