E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartat, varfëria i privon pajisjen 2 familjeve në Shkodër

Duan të pajisen me kartat e identitetit, por varfëria u privon një të drejtë të tillë. Ky është realiteti i dy familjeve të tjera në qytetin e Shkodrës, të ardhurat mujore të të cilave nuk u mjaftojnë për të kryer një proces të tillë pajisjeje. 

SHKODER- Varfëria privon të drejtën e qytetarëve shkodranë për tu pajisur me karta të identitetit. Ky është realiteti i dy familjeve të tjera në qytetin e Shkodrës të ardhurat mujore të të cilave nuk u mjaftojnë për të krijuar një proces të tillë. Familja Sykaj përbëhet nga 6 anëtarë, dy kryefamiljarët duhet të pajisen me karta të identitetit.

Vetë kryefamiljari i familjes Sykaj shprehet se nuk ka para për ta kryer këtë proces, pasi është invalid dhe i pa punë ashtu si edhe bashkëshortja e tij.

Me po të njëjta kushte të mjerueshme përballet edhe familja Mandriaj, e cila përbëhet nga 6 anëtarë ndërkohë që 4 prej tyre duhet të pajisen me karta të identitetit, të ardhurat mujore të kësaj famileje janë vetëm 4700 lekë të reja në muaj.

“Nuk kam shkuar të aplikojë për kartë pasi nuk jam në gjendje ekonomike për ta përballuar këtë proces”- shprehet kryefamiljari i familjes Mandrej.

Nuk janë të pakta familjet shkodrane të cilat nuk kanë asnjë dokument identifikues, e kjo jo për neglizhencë të tyre por nga pa mundësia ekonomike. Familjet Sykaj dhe Mandriaj e kanë të vështirë pajisjen me karta të identitetit, pasi kostoja e kësaj të fundit është e papërballueshme për ta duke marrë parasysh edhe të ardhurat minimale të jetesës së tyre.

(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›