Tiranë, të shtëna me armë plagosen dy të rinj
Një debat midis tyre ka çuar deri në të shtëna me armë. Ka qenë një çifti të rinjsh të cilët bashkëjetonin sëbashku, ku pas një grindjeje për ndarje 27 vjeçari ka qëlluar me armë drejt 19 vjeçares. Ngjarja ka ndodhur në zonën Rruga Ura.
TIRANE- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në vendin e quajtur Rruga Ura në kryeqytet. 27 vjeçari Genci Ilnica ka plagosur me armë tip pistoletë 19 vjeçaren Elsa Telhai, e më pas 27 vjeçari është vetë plagosur. Dy të rijntë bashkëjetonin me njëri-tjetrin, por ishin në prag ndarjeje.
Burime nga policia bëjnë të ditur se shkak i kësaj plagosjeje ka qenë një grindje mes çiftit gjë e cila ka shtyrë 27 vjeçarin Ilnica të qëllojë me armë. Ngjarja ka ndodhur në banesën ku ata vetë bashkëjetonin. Ndërkohë mësohet se dy të rijntë janë dërguar menjëherë në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. (a.r/balkanweb)