E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i PDK Ndoka, kundër komisionit për Edi Ramën

Kreu demokristianëve Ndoka del kundër komisionit për Ramën dhe kërkon të bëhet transparencë për spotet që qeveria i jep mediave pranë saj. Sipas Ndokës me këtë komision shumica kërkon të heqë vëmendjen nga skandalet e saj. 

TIRANE- Kreu demokristian Ndoka, ka dalë ashpër sot në Kuvend kundër atyre që ai i quan afera korruptive të kësaj maxhorance në pushtet. Nga foltorja e Kuvendit, Ndoka akuzoi shumicën se po krijon një konflikt social me komisionin për Edi Ramën, duke kërkuar me këmbëngulje që këtij hetimi ti shtoheshin dhe transparencat për spotet që qeveria i jep mediave pranë saj si dhe për ndërtimet në Kinostudio, pronë e disa mediave afër kryeministrit.

“Ky komision nëse do të ngrihet, në fillim duhet që të ketë një transparencë më të madhe në radhë të parë për spotet qeveritare të cilat kanë pushtuar mediat ku qeveria ka një tendencë për blerjen e këtyre mediave dhe ajo që është më e rrezikshmja mir që kanë blerë kohën televizive për vete por o paguajnë këto media që tja ngushtojnë ose të përjashtojnë partitë e tjera. Të ketë një transparencë të madhe me Kinostudion e cila është kthyer në shesh ndërtimi ku qeveria e konsideron si pronë të veten pa leje ndertimi pa transparencë thjeshtë me një urdhër lirohen ambiente nxirren të tjerë nga këto ambiente dhe ju jepen mediave të cilat janë afër qeverisë sot”- tha Ndoka.

Demokristiani Ndoka akuzoi të dyja palët si kryeministrin ashtu edhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës që sipas tij janë të përfshirë në afera korruptive, ndërsa akuzoi shumicën se i ka mbyllur gojën prokurorisë dhe gjykatave.

“Ju tashmë i keni mbyll gojën Prokurorisë e keni bërë të hesht gjykatën me këto procedura të cilat nuk i respektoni në institucioni më të shenjtë në Kuvendin e Shqipërisë. Me ato procedura i keni mbyllur aferat e juaja korruptive”- theksoi Ndoka.

Kryetari i demokristianëve i kujtoi shumicës se ka dështuar në një hetim të ngjashëm vite më parë për Edi Ramën dhe që sipas tij nuk ishte i aftë ti kërkonte Prokurorisë të hetonte mbi ato përfundim hetimi.

(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›