“Kartat” vazhdojnë problemet në disa rrethe të vendit
Problematike paraqitet situata në qytetin e Fushë-Krujës, ku sot ka munguar energjia elektrike duke bllokuar procesin. Në qarkun e Elbasanit, në Belsh, rreth 50 shtetas kanë pritur sot në radhë për shkak të defekteve në aparatura.
FUSHE KRUJE/ELBASAN- Vazhdojnë problemet me aplikimin për letërnjoftimet elektronike në disa rrethe të vendit. Problematike paraqitet situata në qytetin e Fushë-Krujës.
Sipas banorëve që presin të aplikojnë, mungesa e energjisë elektrike ka bllokuar punën duke krijuar radhë të gjata. Ata shprehen për News24 se energjia elektrike ka ardhur vetëm 30 minuta në një prej lagjeve të Fushë-Krujës, në lagjen “Kastrioti”. Ndërkohë, punonjësit e zyrave të aplikimit për leternjoftimet nuk pranojnë të prononcohen për situatën.
Edhe në qarkun e Elbasanit, në Belsh, rreth 50 shtetas kanë pritur sot në radhë për të aplikuar për kartat. Shkak për ndërprejen e procesit të aplikimit duket se kanë qënë defektet në aparatura. (e.n/News24/BalkanWeb)