E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushata-Berisha në Pogradec premton 160 mijë vende pune

Turi i kryeministrit Berisha është ndalur këtë fundjavë në qytetin e Pogradecit. Atje ai akuzoi kreun e PS Rama se mashtron rëndë shqiptarët për hir të karriges së tij, ndërsa premtoi 160 mijë vende pune për 4 vitet e ardhshme. 

POGRADEC- Kryeministri Berisha, gjatë turit zgjedhor në ndalesën në qytetin e Pogradecit akuzoi kryetarin e Partisë Socialsite Edi Rama se mashtron me premtimet para shqiptarëve.
“Zoti Edi Rama ka ndërmarrë këtë fushatë trillimi, fushatë mashtrimi. Tre ditë më parë do të deklaronte me zëdhënësin e tij se bashkia e Pogradecit ka marrë zero lekë nga qeveria e Sali Berishës. Më duhet t’i them zotit Rama se këtu nuk ka veshgjatë, por edhe sikur veshgjatë të kishte, ne nuk do ta besonim” thekoi Berisha.
Kreu i demokratëve u ka bërë thirrje banorëve të Pogradecit ti bashkohen votës së shqiptarëve për Partinë Demokratike më 28 qershor duke nënvizuar si angazhim kryesor rritjen e vendeve të reja të punë.
“Nga Lini në Pogradec do të ndërtohet kolektori dhe asnjë pikë ujë i ndotur nuk do të derdhet në ujin e këtij liqeni të bekuar. Nga Lini në Pogradec nga Pogradeci në Tushemisht, e tëra do të jetë shëtitorja më e gjatë e kombit, do të jetë e tëra me trotuare, me ndriçimin më të bukur, me pemët dhe zbukurimet, që kjo shëtitore meriton. Në katër vite që vijnë unë kërkoj votën tuaj që t’ua japim Shqipërinë shqiptarëve në pëllëmbë të dorës, të ndërtojmë boshtet e shkurtra rrugore, në mënyrë që ju, Tepelena, Vermoshi, Tropoja të zbresin në Tiranë, në kryeqytetin e tyre, me më pak se gjysmën e kohës që ju duhet tani” deklaroi Berisha.
Lideri i mxhorancës aktuale deklaroi në Pogradec se në katër vitet që do të vijnë nuk do të ketë qytetar shqiptar me të ardhura nën dy dollarë në ditë, ndërsa ju zotua fermerëve të këtij qyteti se në katër vitet që do të vijnë cdo projekt i tyre për rritjen dhe përpunimin e prodhimeve do të financohet nga qeveria shqiptare. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›