Kartat, "zgjohet" PS-ja
Tiranë -Më në fund, Partia Socialiste është kujtuar sot për t’u bërë thirrje qytetarëve që të aplikojnë për karta identiteti, në më pak se dy ditë, që kurse ky proces do të mbyllet. Apeli drejtuar qytetarëve është bërë nga anëtarja e kryesisë Lindita Nikolla, ku u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve pa pasaportë, që të aplikojnë për letërnjoftime.
“Në të njëjtën kohë, dëshirojmë t’u kujtojmë të gjithë qytetarëve të cilët kanë aplikuar, por nuk e kanë tërhequr letërnjoftimin elektronik, të paraqiten sa më parë në sportelet e shërbimit, për të tërhequr këtë dokument, i cili i lejon të votojnë në zgjedhjet e 28 qershorit”-theksoi Nikolla, një figurë e pa njohur deri më tani në publik. Edhe kësaj here, në emër të PS-së, ajo ka shprehur shqetësimin për parregullsitë e vërejtura në listat e votuesve, duke ftuar të gjithë qytetarët mbi 18-vjeç të kontrollojnë të dhënat e tyre në listat e votimit.
Kjo është hera e parë që një zyrtar nga partia më e madhe në opozitë, u bënë thirrje qytetarëve që të aplikojnë për karta. Edhe këtë herë të vetme, apel nuk është bërë nga një figurë me reputacion në këtë parti, e aq më tepër nga kreu i saj.