E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta ironizon Ramën

Tiranë -Turi elektoral i kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta është ndalur në zonën e Kombinantit në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, Meta ka shpalosur programin e kësaj force politike, sipas të cilit është i bazuar në tre parime, punësim, punësim, punësim. “Populli i Kombinatit ka qenë dhe mbetet një komunitet punëdashës, por që për fat të keq e ka shumë të vështirë të gjejë vetveten duke punuar. Prandaj, përmes këtij programi ne i ofrojmë komuniteti tuaj të mrekullueshëm, një perspektivë të afërt, të prekshme, në mënyrë që të gjithë përmes punës të mbajnë me djersë dhe dinjitet familjet e tyre, t’i rrisin dhe t’i shkollojnë fëmijët e tyre”-tha Meta.

Mrekullia më e madhe-vijoi Meta-është ajo që ne përmes programit tonë do të garantojmë punësimin e qëndrueshëm të 100 mijë shqiptarëve gjatë 4 viteve që vijnë. Do të garantojmë që për çdo familje të varfër, të paktën një pjesëtar të jetë pjesë e programit tonë për punësimin jetik. Përmes programit tonë, ne do të ulim koston e jetesës për familjet shqiptare, të cilat i kanë të ardhurat nën minimumin jetik. Kreu i LSI u shpreh në vazhdim të fjalës së tij, se populli i Kombinatit jeton në krizë dhe unë krizën e kam ndeshur në shumë pjesë të komuniteteve tuaja. Populli i kryeqytetit dhe në qendër të tij, jeton nën kërcënimin e varfërisë.

“Ne do të miratojmë ligjin për moshën e tretë, i cili garanton për 350 mijë pensionistë të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë që nuk përballojnë sot as pagesën e ilaçeve të tyre, do të garantoj për ta shërbimet jetike më të domosdoshme. Ne do të garantojmë statusin e ushtarakut, që Sali Berisha e hodhi poshtë. LSI ishte e vetmja forcë politike që paraqiti në parlament statusin e minatorit dhe partitë e tjera e hodhën poshtë dhe nuk e mbështetën, ndërsa sot që u duhen disa vota nga ish-minatorët, hipokritë me lot krokodili, u kujtuan të premtojnë për minatorët”-tha kreu i LSI-së, duke nënkuptuar kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama, që nënshkroi pak kohë një marrëveshje me minatorët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›