"Kartat"Topi apel partive: Duhet qëndrim i përbashkët
Presidenti Topi i ka bërë apel partive politike dhe administratës për të gjetur angazhim, e për të ardhur në një kohezion për çështjen e kartave të identitetit. Deklarata e kreut të shtetit u bë, pas një veprimtarie të Kom Mysliman.
TIRANE- Presidenti i Republikës, Bamir Topi apelon partitë politike që të kenë një qëndrim të përbashkët për cështjen e kartave, duke lënë pas konfliktet mes tyre. Në kulmin e debateve midis qeverisë dhe Partisë Socialiste e cila këmbëngul për heqjen e taksës së votës, kreu i shtetit i kujton palëve se përmbyllja e procesit të pajisjes së qytetarëve me karta identiteti është garanci për zgjedhje demokratike.
“Unë besoj që ka vend për angazhim, për preokupim, por nuk besoj që ka vend për pesimizëm. Unë jo vetëm me cilësinë e pozicionit që kam, por edhe në të kaluarën, kur kam qenë në një pozicion që më duhej të dialogoja, asnjëherë nuk hiqja dorë nga angazhimi i të gjithëve për të përmbyllur me sukses atë që konsiderohet më e rëndësishme për demokracinë shqiptare, zgjedhjet politike të 28 qershorit” u shpreh Presidenti.
Duke ju përgjigjur pyetjes se nëse rrezikon që historia e certifikatave të përsëritet me kartat e identitetit dhe nëse ka vend për ndërhyrje nga ana e Presidentit të Republikës, Topi vuri në dukje se ka vend për angazhim, për preokupim por jo për pesimizëm.
“Unë i bëj thirrje të gjitha partive politike. Të gjithë duhet të sintonziohen në shqetësimin, të gjithë të kenë një zë, të gjithë t’u bëjnë thirrje përkrahësve të tyre, asaj pjese të popullsisë, që mund të jetë indiferente ndaj partive politike, t’u bëjnë thirrje që të shkojnë të aplikojnë dhe të gjithë së bashku të kontribuojmë që zgjedhjet e 28 qershorit të jenë një ditë feste për Shqipërinë për demokracinë.Unë mendoj që ende partitë politike, administrata duhet të gjejnë angazhimin dhe unë besoj që është angazhimi, për të ardhur pastaj padiskutim në një kohezion të të gjithë forcave politike. Besoj që të gjithë kanë mundësinë, shansin që të angazhohen dhe të prononcohen. Është gjëja më e thjeshtë që mund të bëjë një politikan, të prononcohet në funsion të asaj që është e rëndësishme” theksoi kreu i shtetit.
Presidenti u bëri thirrje qutetarëve të aplikojnë për pajisjen me karta identiteti, duke vlerësuar deklaratën e cdo politikani për këtë proces.
Deklarata e kreut të shtetit është bërë sot pas një veprimtarie të Komunitetit Mysliman. Mesazhi i Topit vjen në një kohë kur Partia Socialiste ka braktisur Kuvendin në këmbëngulje që qeveria të japë karta falas për qytetarët, ndërsa ekzekutivi i është përgjigjur negativisht kësaj kërkese, duke favorizuar vetëm disa nga kategoritë. (e.n/News24/BalkanWeb)