E Diel, 1 Nëntor 2026

Kartë apo certifikatë? Shumë institucione nuk i njohin kartat e identitetit

Edhe pse ekziston një urdhër ligjor i cili e përcakton kartën e identitetit si mjet identifikimi për të gjithë shtetasit shqiptar që kanë mbushur moshën 16 vjeç, siç duket disa intitucione nuk e pranojnë këtë gjë. Shumë qytetarëve u duhet që të nxjerrin sërish çertifikatat, pavarësisht se në duart e tyre kanë letërnjoftimet elekronike. Kryetarja e Njësisë bashkiake numër 1 në Tiranë, Lindita Nikolla, deklaron se ky problem është shndërruar tashmë në një problem të përditshëm në zyrat e njësisë. Sipas saj, qytetarëve u kërkohet çertifikata me fotografi, si mjet identifikimi ndërkohë që ligji ka përcaktuar që ky mjet të jetë karta e identitetit.
Gjithashtu, një problem tjetër që sipas kryetares i ka shqetësuar shumë qytetarë është fakti se të gjitha vajzat të cilat martohen dhe duan të marin mbiemrin e familjes së re, detyrohen të nxjerrin kartën e re të identitetit, në mënyrë që ajo të quhet e vlefshme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›