Rezolutë qeverisë për kushtet e punës
22/09/2009 Bluzat e bardha
Përfaqësia sindikale e bluzave të bardha po punon për përgatitjen e rezolutës, nëpërmjet së cilës do t’i kërkohet qeverisë përmirësimi i kushteve të punës për punonjësit e spitaleve, qendrave apo institucioneve të tjera shëndetësore. Rikonfirmuar në detyrën e presidentit të Sindikatës së Pavarur të Shëndetësisë, Sabri Skënderi ka pohuar se brenda një kohe të shkurtër kjo rezolutë do të depozitohet në qeveri së bashku me një sërë shqetësimesh të tjera që rëndojnë mbi këta punonjës. Lidhur me këtë fakt Skënderi ka shtuar më pas se do të hartohet së shpejti edhe një rezolutë e posaçme, përmes së cilës do t’i kërkohet qeverisë që të pajisen sa më parë punonjësit e shëndetësisë me mjete mbrojtëse në përgjithësi në mjediset spitalore, parë kjo edhe në kuadrin e ekspansionit që pritet të ketë sëmundja e gripit të derrit. Ndërkohë kjo rezolutë do të shoqërohet me kërkesa të tjera, si ajo e rritjes së pagave dhe ruajtjes së vendit të punës. “Do t’i dërgojmë qeverisë një rezolutë, në të cilën do t’i kërkojmë që të plotësohet Kodi i Punës dhe që punonjësit e shëndetësisë të jenë të mbrojtur ndaj sëmundjeve të ndryshme. Kjo rezolutë do të përmbajë edhe kërkesën për sigurimin e kushteve të punës dhe rritjen e pagave për kategoritë e mjekëve, infermierëve dhe gjithë punonjësve të tjerë të shërbimit shëndetësor”, - ka pohuar Skënderi. Sipas tij, kushtet e punës për infermierët, mjekët apo fizioterapistët në spitalet tona lënë ende për të dëshiruar, megjithëse vazhdimisht është bërë kërkesë për rishikimin e tyre, por që ka rënë në vesh të shurdhër deri tani. Gjithashtu sindikata gjatë muajve që vijnë do të angazhohet për nënshkrimin e kontratave të nivelit të parë me Ministrinë e Shëndetësisë, por edhe marrëveshje të nivelit të dytë që të mbrohen punonjësit nga largimet e padrejta nga puna. “Të bëjmë të pamundurën për të mbrojtur interesat e punonjësve dhe rritjen e pagave. Sidomos do të punojmë shumë për të siguruar moslargimet e infermierëve, mjekëve apo fizioterapistëve nga puna, si dhe është kërkuar ndarja në tre departamente për infermierët, mjekët e fizioterapistët.