E Shtunë, 31 Tetor 2026

Virusi A/H1N1, 204 raste në 24 orë në Europë

Shënohet viktima e tretë në Itali nga gripi i derrit. Një 57-vjeçare e infektuar nga virusi A H1N1, e cila ndodhej në spital prej datës 31 gusht, ndërroi jetë pas komplikacioneve. Gruaja vuante edhe nga disa patologji të tjera të mushkërive. Ndërkohë janë verifikuar edhe 10 raste të tjera me grip, nëntë prej të cilave nuk kanë patur asnjë problem, ndërsa për një prej tyre nevojitej shtrimi në spital. Nje 46-vjeçare nga Mesina ndërroi jetë të shtunën, ndërsa pak javë më parë vdiq edhe një 51-vjeçar nga Napoli.
Ndërkohë që janë edhe 204 raste të reja të gripit të derrave të regjistruar në Europë në 24 orët e fundit. Gjithësej të prekurit në Europë janë 52 929 dhe ata që kanë humbur jetën janë 159, një më shumë se një ditë më parë. Të dhënat janë bërë publike nga raporti i Qendres Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve. Rastet e reja janë regjistruar pothuajse të gjitha në Gjermani (192). Teksa në Zvicër janë shënuar 11 të infektuar, ndërsa një rast është shënuar në Rumani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›