E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karter:Koreja e Veriut, gati për bisedime

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Xhong Il është i gatshëm të bisedojë pa kushte, për çdo lloj çështje, me Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara, deklaroi Xhimi Karter.

Ish presidenti amerikan sapo ka përfunduar një vizitë në Penjan së bashku me tre evropianë, ish drejtues shtetesh.

Karter tha se nuk e ka takuar personalisht udhëheqësin verikorean, por ka marrë një letër prej tij.

Karteri i bëri këto komente në Korenë e Jugut. Qëllimi i vizitës në Penjanin komunist ishte ulja e tensioneve mes dy koreve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›