MekKejn: Ndërhyrja në Siri do të ishte e rrezikshme

Senatori Xhon MekKejn deklaroi se ndërhyrja ushtarake në Siri do të ishte e rrezikshme dhe me siguri nuk do të ndalte shtypjen e dhunshme të protestave antiqeveritare nga ana e regjimit të presidentit Bashar al-Asad.
Ish kandidati presidencial amerikan qëndroi javën e kaluar në Libi ku u dha mbështetje sulmeve ajrore të koalicionit kundër ithtarëve të Moamer Gadafit.
Por, sa i përket Sirisë, MekKejn ka thënë se nuk sheh se në ç`mënyrë Shtetet e Bashkuara do të mund të ndërhynin ushtarakisht.