Amano: Siria u përpoq të ndërtojë reaktor bërthamor

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Jukia Amano, tha se Siria është përpjekur fshehurazi të ndërtojë një reaktor bërthamor.
AP citon kreun e agjencisë të ketë thënë se caku në Siri që u shkatërrua nga aeroplanët izraelitë pesë vjet më parë "ishte reaktor në ndërtim e sipër".
Më herët, ANEB kishte sugjeruar se struktura që ishte goditur mund të kishte qenë reaktor.