14 të vdekur në Marakesh
Nga shpërthimi në një kafene të Marakeshit janë vrarë 14 persona dhe 20 të tjerë janë plagosur, njoftoi Ministria e Brendshme e Marokut.
Të njëjtat burime e cilësuan shpërthimin si "akt kriminal".
Në mesin e viktimave ka dhe turistë të huaj. Marakeshi është një nga destinacionet e njohura të turizmit.