Aborti opozitar, prej kryesimit të despotit në tentativë
Edi Rama pështjelloi aksionin e mbrapshtë politik në vigjilje të festës së Krishtlindjes dhe ndërrimit të viteve, kundër institucioneve të shtetit, ligjit dhe Kushtetutës dhe vetë qytetarëve shqiptarë. Urrejtja dhe tmerri ndaj votës së lirë, është kthyer prej më shumë se 18 muajsh në makthin politik të Edvin Kristaq Ramës dhe formacionit që ai drejton. S’do mend se tendenca e tij për të dalë mbi ligjin dhe kushtetutën s’është e rastësishme, por një qëllim i mirëfilltë dhe kurajoz nga qarqe të dyshimta për vënë nën vete strukturën themelore të qeverisjes dhe mbijetesës së shtetit.
Por, sa mendohej të arrihej vendosja e kësaj kupole vëllavrasëse, xhelatë dhe gjakatare?
Sigurisht dhe as që diskutohet se në ambientet e selisë rozë, po flitej dhe përflitej për një ndryshim të madh, rokadë, rezultati i së cilës jo vetëm që s’parashikohej, por do të ishte edhe dramatik...
Dhe këtë s’e ka thënë ndonjë opinionist radikal, as gazetar i thjeshtë, por vetë Edi Rama dhe mercenarët e tij politik, të cilët nga podiumet e sloganeve kërcënuese, lëshonin britma dhe ulërima, për ekstra-lëshime dhe ekstra-ligjore, në mënyrë që domosdo edhe pse në rend antikushtetues, të merrte jetë qëndrimi ksenofob kundër zgjedhjeve të lira dhe demokratike.
Nekropolitika e Edi Ramës mori përmasa sa të gjëra aq edhe të ekzagjeruara, ndonëse paralajmërimet për protesta dhe dalje masive në rrugë ishin thjeshtë produkti i asaj farse politike 18 mujore, e cila pikërisht të hënën e kësaj jave rezultoi e kamur dhe aspak produktive për standardin politik, fillesa e së cilës është që nga “Darka e Strasburgut”, atje ku, në cep të tryezës, Edi Rama tentoi të bëjë heroin, ndërsa vështrimi drejt dyshemesë, i thoshte vetëm një fjalë: “Shtrihu! Bëj sikur humbe forcat se ndërkombëtarët do solidarizohen dhe se do u mbushen sytë me lot!”.
Ky soj, zakonisht merr një nofkë, që në gjuhën popullore, i takon epiteti ‘psikopat’, por edhe psikopat i pa rëndësishëm. Ky soj, është i shfrenuar, pa asnjë lloj ndroje. Ky soj, është mendërisht i pa qëndrueshëm, i paparashikueshëm dhe pa sens morali.
Të gjitha këto janë indicet e pushtetit hipnotizues që kërkon të abrogojë Edi Rama dhe 99-shat e Veliajt.
Por ky profil shkon edhe më gjerë.
Në Bashkinë e Tiranës, Edi Rama ka instaluar sistemin më kleptokratik të mundshëm të administrimit dhe qeverisjes së njësisë vendore. Dhe kjo është e vërtetueshme dhe njëherazi e faktueshme nëse i referohemi procesit të lëshimit të lejeve të ndërtimit, mbajtja peng e planit të ri rregullues të kryeqytetit, me qëllim që të shfrytëzojë qytetin e Tiranës si çifligun e tij privat me aksione dhe testament të Koço Kokëdhimës, gllabërimi i taksave dhe donacioneve të qeverisë, destinacioni i të cilave vetëm për komunitetin që nuk është, por me shumë siguri strehë e tyre janë bërë xhepat e xhepistëve, hajdutëve dhe spekulantëve të Bashkisë Tiranë.
Javën e kaluar dhe në fillim të kësaj jave, Edi Rama mbërriti në parlament me maskë, me një maskë të errët, pa identitet dhe as profil, pa rrugëzgjidhje dhe eunuke. Por, zotimi dhe këmbëngulja e mazhorancës për të respektuar ligjin dhe Kushtetutën, bëri që kërkesa t’i shkojë opozitës për fytyre, pasi s’ishte gjë tjetër veçse një paçavure despotizmi, si ato të Fidel Kastros apo Hugo çavesit dhe me referencë të Moskës, kapja e shtetit, ligjit dhe Kushtetutës si dhe internimi, burgosja dhe ekzekutimi i qytetarëve pa prova, fakte apo argumente bindëse, duke sajuar kështu një sistem drejtësisë së zhbalancuar, të futur në kurthin interesave të mikluara personale pavarësisht bindjeve apo qëndrimeve morale.
Dikush mund të mendojë se këto lloj personazhesh i përkasin të shkuarës, epokës së despotizmit, por realisht despotizmi po gjen rrënjë te profili politik i Edi Ramës. Një koherencë të tillë e gjen sot midis asaj fare financieresh të paskrupullt, pasanikë të mëdhenj, që pështjellojnë gjithçka, gënjejnë dhe grabisin tregun dhe ndërmarrjet e ndërtuara nga sipërmarrësit e vërtetë, ndërsa tek masat e popullit japin alarmin për keqqeverisje nga shumica, mazhoranca, duke adresuar gishtin e fajit tek të pafajshmit.