E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letra/Biofilia në politikë quhet progres

30-12-2010 / Nga Admir Nake

Çfarë mrekullie do të ishte të flisnim vetëm për shëndetin jetën, dashurinë, mirësinë dhe biofilinë njerëzore, sidomos në këtë vit dhe atmosferë festash (p.sh: vini re biofilinë e Mimoza Ahmet-it, në vargjet: Fshiji lotët mama/jemi të dërrmuar/të buzëqeshësh është pak për ne/O fëmija im, me duar të bonbonta/mëkati më i madh i perëndisë mbi dhe;- N.p.m. këtyre vargjeve ndjehem i privilegjuar t’i uroj gëzuar vitin e ri të gjithë shqiptarëve). Në emër të tyre dhe për hir të tyre ne studiojmë dhe përpiqemi të njohim sëmundjen, vdekjen, urrejtjen, nekrofilinë etj. Në politikë, për shumë njerëz, aspekte të shëndetshme të saj janë, mirëqenia e qytetarëve, progresi etj.
Por, për hir të progresit  ka rëndësi dhe shenjimi i faktorëve regresivë. Në çdo fundviti njerëzit, organizatat, shoqëritë, shtetet etj. bëjnë dhe bilance. Në këtë këndvështrim ia vlen dhe një shqyrtim i asaj që mund të emërtohet vdekje politike. Me sa duket “vdekja” politike,siç do të duket në vijim ka ngjashmëri me shumë variante të vdekjes njerëzore, por për fat të mirë, ajo ka dhe dallime të qarta prej saj.
Vdekja politike mund te jetë që në ngjizje, pra embrionale ose fetale, më së shumti për shkak të ndonjë gjeni trashëgues, për shkak të ndonjë vesi të prindërve, për shkak të mikro-mjedisit ku mbartet etj., pra në këtë rast është çështje fati.
Por vdekja politike mund të jetë edhe aksidentale, për shkak të ndonjë të papriture natyrore, ose të mjedisit social.(Përkundrazi, ka politikanë që i mbijetojnë këtyre aksidenteve, i sfidojnë ato, e ndryshojnë mjedisin social, bëjnë progres, për aq kohë sa nuk kanë vdekur politikisht,sepse mbledhin të gjitha energjitë, njohin dhe mbledhin të gjithë faktorët ndihmues të progresit.). Por gjithsesi edhe në këtë rast është çështje fati.
Vdekja politike mund të jetë pjesërisht aksidentale, dhe pjesërisht nga zgjedhja e rrugës së gabuar, nga mungesa e vizionit, nga mosnjohja e faktorëve të tjerë, nga mbivlerësimi i vetes, ose nga pozicionimi pa kuptuar në rastin më të mirë kundër interesave të shumicës.
Vdekja politike mund të jetë edhe natyrale. Kjo lloj vdekjeje përfshin shumë njerëz të cilët pasi e kuptojnë se  marrja me politikë për ta është si ai ushqimi që bën reaksion, vendosin ta mbajnë atë sa më larg. Këta njerëz bëjnë zgjedhjen e duhur, dhe tërhiqen nga politika në kohën e duhur, por padyshim shpesh kontribuojnë me efektivitet më të lartë për familjen, shoqërinë dhe për veten, në fusha të tjera po aq të dobishme sa politika.
Shumë politikanë bëhen të pavdekshëm, sepse në çastet kur fati është kundër tyre ata dinë të qëndrojnë, pra të bëhen, qëndrestarë, duke u kthyer në një vlerë për kombin.
Shumë politikanë bëhen të pavdekshëm, sepse në çaste kthesash historike apo në
 çaste rënieje dhe regresi, si të zgjedhur nga vetë historia, ata marrin drejtimin dhe i japin emër epokës së kohës. Kjo është çështje guximi, inteligjence dhe fati.
Shumë politikanë bëhen të pavdekshëm sepse kanë guximin të sfidojnë regjime totalitare, dhe të ndërtojnë shumëçka nga e para.
Atyre i duhet të bëjnë ligje, të transformojnë ekonominë, të ndërtojnë praktika të reja qeveritare,  të kërkojnë ndihmë, të ngrenë bashkëpunime të tregojnë si bëhet opozitë dhe si vihet në pushtet pa dhunë, të ngrenë në një stad të ri, shoqërinë civile&opinionin publik, të shpejtojnë ritmet e progresit, për t’iu bashkuar familjes më moderne, asaj evropiane.
Partia Demokratike, dhe Sali Berisha, i dhanë emër epokës së kohës, sfiduan regjimin
totalitar, dhe ndërtuan shumëçka nga e para, bënë ligje, transformuan ekonominë,
pranuan rotacionin e pushtetit, vendosën standardin e dorëheqjes, paçka se në kushtet e dhunës. Duke pranuar se këtë radhë fati ishte kundër tyre, ata ditën të qëndrojnë, treguan si bëhet opozitë, mblodhën të gjitha energjitë e faktorët ndihmues, treguan si
rivihet në pushtet pa dhunë, pavarësisht dhunës që u ushtrua ndaj tyre për afro tetë vjet.
Sali Berisha,sipas mendimit tim, e respekton kundërshtarin e vet, kur thotë se ai vuan nga “obsesioni i vdekjes”, se nëse ka një të vërtetë, që ndoshta nuk ia ka thënë drejtpërdrejt, është se në zgjedhjet e Qershorit 2009, ndoshta për shkak të ndonjë gjeni trashëgues, ndoshta ishte pjesërisht aksidentale, pjesërisht nga zgjedhja e rrugës së gabuar, ndoshta se ishte njeriu  i gabuar në vendin e gabuar etj.,Edi Rama, edhe pse i urojmë shëndet dhe jetë të gjatë,  pësoi “vdekje politike” (Kjo shpjegon dhe mënyrën sesi Edvini
 bën opozitë-si një imitim i keq + regres+propagandë boshe).
Pra, kur dikush vihet në krye të punëve të një vendi,(kryeministër, kryetar partie, president, shef opozite, kryetar partish opozitare) duhet të jetë i lartësuar politikisht. Vetëm kështu mund ta çojë vendin përpara. Kur dikush ka “vdekur politikisht” mund të vihet në krye të punëve të një vendi, si uzurpues, nesër mund të bëhet dhe kryeministër(kështu tha Gramozi, ky qenka qëllim në vetvete - sa keq për vendin!) për shumë arsye të tjera, por jo për arsyen themelore, që i jep kuptim një politikani, Progresin.
Por pavarësisht ndryshimeve midis vdekjes njerëzore dhe vdekjes politike,
një shprehje si kambanë për elektoratin, por dhe për partinë socialiste vlen për të dyja rastet: te vdekurit me të vdekurit, të gjallët me të gjallët...

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›