Karzai: Të mërkurën vala e dytë tranzicionit

Presidenti Hamid Karzai thotë se do të njoftojë të mërkurën se cilat zona të Afganistanit do të jenë pjesë e valës së dytë të tranzicionit nga NATO për kontrollimin e sigurisë afgane.
Zyrtarët afganë kanë thënë se 17 zona gjeografike pritet të jenë të përfshira në valën e dytë të tranzicionit, duke përfshirë të gjitha krahinat dhe rrethet.
Forcat afgane do të marrin kontrollin e plotë e sigurisë në Afganistan deri në fund të vitit 2014, kur forcat e huaja pritet të tërhiqen.