Siria do të bojkotojë takimin e Ligës Arabe

Siria ka njoftuar se do të bojkotojë takimin e sotëm të ministrave të jashtëm të Ligës Arabe, si pasojë e pezullimit të saj për shkak të dhunës ndaj protestuesve.
Liga Arabe ka ndaluar thirrjet për dorëheqjen e presidentit Bashar al-Asad dhe thirrjet për forcat ushtarake që të ndalojnë gjakderdhjen në Siri. Por, pezulloi Sirinë katër ditë më parë.
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se shpresojnë që Liga Arabe do ta përdorë këtë takim për të dërguar një “mesazh të fortë për Asadin se ai duhet të lejojë të ndodhë një tranzicion demokratik dhe t`i japë fund dhunës kundër popullit të tij".
Gjithashtu Turiqa fqinje me anë të kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan ka paralajmëruar Asadin se “e ardhmja nuk mund të ndërtohet mbi gjakun e të pafajshmëve”.