Siri, dështojnë përpjekjet e opozitës për të bindur Moskën

Udhëheqësi i opozitës siriane, Burhan Ghalioun dështoi për të bindur Rusinë t`i bashkohet apelit ndërkombëtar, për dorëheqjen e presidentit, Bashar Al Asad.
Kreu i Këshillit Kombëtar të Sirisë e bëri këtë deklaratë pas diskutimeve me diplomatët rusë, të cilëtiI kërkuan opozitës siriane të nisë bisedime me qeverinë e Asad.
“Progresi në rrugën e negociatave paqësore duhet të arrihet me një hap vendimtar, një hap të fortë simbolik, duhet të nisë me thirrjen e bashkësisë ndërkombetare, vendeve arabe dhe Rusisë për doreheqjen e Presidentit Asad, që Siria të hyjë në një epoke të re”, tha Kreu i Këshillit Kombëtar të Sirisë, Burhan Ghalioun.
Përmes nje deklaratë, ministria e Jashtme ruse tha se cdo ndërhyrje e jashtme kundër Sirisë do të ishte e papranueshme. Kremlini bllokoi ndëshkimin e Sirisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara si dhe kritikoi vendimin e Ligës Arabe për pezullimin e Sirisë në organizatën rajonale. Pas bisedimeve në Moskë, Galiun tha:
“Ne nuk mund të ndryshojmë qëndrimin e qeverisë ruse ashtu si dhe ajo nuk mund të ndryshojë qendrimin tonë”.
Kreu i Këshillit Kombëtar të Sirise, organizata me qendër në Paris, tha gjatë takimit se “Asad ndjehet i mbrojtur nga qeveria ruse. Ai nënvizoi se opozita nuk do të bisedojë me presidentin apo familjen e tij, të cilët i akuzon për gjakderdhjen e vazhdueshme në Siri.