Itali, kryeministri Monti paraqet sot qeverinë e re

Pas përfundimit të negociatave me partitë politike Kryeministri i sapozgjedhur italian Mario Monti pritet të krijojë sot qeverinë e re.Sot në orën 11:00, Monti do t`i paraqesë Presidentit Giorgio Napolitano përbërjen e qeverisë së re.
“Jam i qetë për kapacitetet e Italisë për të kapërcyer këtë moment. Ka një plan të detajuar për sa i përket formimit të qeverisë, ndërsa theksoj se konsultimi ishte një punë frytdhënëse” theksoi Monti në deklaratën e parë për mediat si kryeministër.
Kryeministri Monti deklaroi gjithashtu se qeveria e tij do të jetë terësisht teknike dhe jo politke, ashtu siç kishin kërkuar edhe partia Populli i Lirisë e drejtuar nga ish-kryeministri Berluskoni, e cila i dha miratimin qeverisë së Montit.