E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, ministri Hoxhaj takime me kongresmenët

Gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara, ku mori pjesë edhe në seancën për Kosovën të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj në Uashington është takuar me disa kongresmenë amerikanë.

Më tej Hoxhaj pati një takim me kongresmenin Eliot Engel, të cilin ai e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme, që po i jep Kosovës në periudha të ndryshme kohore.

Zoti Engel ka thënë se do të vazhdojë të angazhohet personalisht për sigurimin e njohjeve të reja për Kosovën.

Ai gjithashtu ka deklaruar se “situata në pjesën veriore për Shtetet e Bashkuara është e papranueshme dhe e patolerueshme”.

Zoti Hoxhaj ka zhvilluar takime të ndara edhe me kongresmenët Adam Smith dhe Geri Peters.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›