E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karzai dënon vrasjen e fëmijëve

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, ka kritikuar vrasjen e 11 fëmijëve nga një sulm i NATO-s në lindje të Afganistanit.

Fëmijet janë vrarë gjatë një operacioni të përbashkët të trupave afgane dhe të NATO-s kundër talibanëve në provincën Kunar.

Në deklaratën për media, Karzai ka thënë se dënon operacionet në zonat e populluara, të cilat rezultojnë me viktima në radhët e civilëve. Ai po ashtu ka akuzuar talibanët se përdorin civilët si mburojë.

Ndërkohë, ka pasur raporte kundërthënëse për numrin e viktimave, por zyra e Karzait ka konfirmuar vrasjen e 11 civilëve, të gjithë fëmijë.

Ministria e Brendshme e Pakistanit ka konfirmuar po ashtu vrasjen e gjashtë talibanëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›