E Diel, 1 Nëntor 2026

Karzai i kërkon Obamës rishikimin e luftës në Afganistan

Washington, 15 gusht – Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, i ka bërë thirrje presidenti amerikan Barack Obama që të rishikojë mënyrat e zhvillimit të luftës në Afganistan, pasi që numri i viktimave civile në këtë vend vazhdon të rritet, ka njoftuar zyra e Karzait.

Në bisedën që dy presidentët zhvilluan përmes telefonit, Obama është pajtuar të shqyrtojë këtë propozim, thuhet në njoftim.

Dy presidentët kanë folur edhe për përgatitjet për zgjedhjet parlamentare më 18 shtator, si dhe për luftën kundër korrupsionit, ka raportuar Reuters.

Numri i viktimave civile në sulmet e ushtrisë amerikane dhe forcave të tjera të huaja ka shkaktuar fërkime serioze midis qeverisë afgane dhe aleatëve të saj perëndimorë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›