E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB-ja kërkon ndihmë emergjente për Pakistanin

Islamabad, 15 gusht – Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, i ka bërë thirrje botës për përshpejtimin e ndihmës për Pakistanin pas përmbytjeve shkatërruese, të cilat sipas qeverisë pakistaneze kanë prekur 20 milionë njerëz.

Ban po viziton Pakistanin, ku do të takohet me kryeministrin Yusuf Raza Gilani dhe presidentin Asif Ali Zardari, të cilët janë kritikuar për trajtimin e krizës, ka raportuar BBC.

Rreziku i epidemive në zonat e goditura nga përmbytjet tani po shihet si një kërcënim serioz.
Të shtunën, OKB-ja ka konfirmuar së paku një rast të kolerës midis viktimave.
OKB-ja ka kërkuar të mërkurën 459 milionë dollarë si ndihmë emergjente, por thotë se duhen miliarda dollarë në periudhën afatgjate.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›