E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karzai jep paralajmërimin e fundit për NATO-n

Presidenti afgan, Hamid Karzai, ka dhënë paralajmërimin e fundit për amerikanët, pasi trupat e NATO-s vranë 14 civilë, gra dhe fëmijë, gjatë një sulmi në Jug të Afganistanit. Incidente të tilla më viktima civilë janë bërë të shpeshta kohët e fundit në Afganistan dhe urrejtja kundër amerikanëve është shtuar në këtë vend. Karzai i dënoi vrasjet dhe tha se operacionet e pakoordinuara po vrasin civilë të pafajshëm afganë. Presidenti i Afganistanit u ka kërkuar forcave të koalicionit që të minimizojnë sulmet e natës dhe të bashkohen me trupat afgane për të ulur incidentet. Sulmi i natës së të shtunës qëlloi dy shtëpi në provincën Helmand dhe vrau 14 njerëz, të gjithë gra dhe fëmijë. Gjashtë civilë të tjerë janë plagosur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›