SHBA përkujton dëshmorët

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, nderoi të rënët në luftërat e ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara, duke vënë një kurorë në Varrezat Kombëtare në Arlington, pranë Washingtonit.
Në Shtetet e Bashkuara, e hëna e fundit e muajit maj është ditë e shënuar kombëtare dhe njihet si Dita Përkujtimore, kur nderohen ata që dhanë jetën për vendin.
Në Washington u zhvilluan një numër ceremonish, ndër më të spikaturat janë ceremonitë e vënies së kurorave përkujtimore në përmendoren e veteranëve të Vietnamit dhe të Luftës së Dytë Botërore, si dhe tek monumentet e Forcave Ajrore dhe Detare.
Në qytete të mëdha e të vogla u zhvilluan një numër paradash përkujtimore.
Në Washington është bërë traditë të parakalojnë mijëra motoçikleta, në një paradë të veçantë që njihet si “Gjëmimi Rrokullisës