E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mladic apelon vendimin për ekstradim

Nga Express më 30 maj 2011 në ora 14:24

Familja dhe avokatët e Ratko Mladicit do të apelojnë kundër ekstradimit të ish-komandantit të serbëve të Bosnjës për në Hagë, ku do të përballet me akuzat për krime lufte.

Familja thotë se 69 vjeçari Mladic është shumë i sëmurë që të përballet me një proces gjyqësor, që përfshin edhe akuzat për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.

Avokati i tij madje theksoi se ai madje nuk do të jetojë aq gjatë, sa për të parë fillimin e procesit gjyqësor kundër tij.

Megjithatë, zëvendës-kryeprokurori i Serbisë për krime të luftës, Bruno Vekaric, theksoi se Mladici po shfrytëzon një taktikë zvarritëse dhe se asgjë nuk guxon të pengojë ekstradimin e tij në Hagë.

Të dielën, më shumë se 100 persona janë arrestuar, ndërsa 30 persona janë lënduar në dhunën që shpërtheu në Beograd, gjatë protestës ku bëhej thirrje për lirimin e tij.

Autoritetet serbe kanë arrestuar 180 persona, të cilët sulmuan policinë, deklaroi dje një zëdhënëse e ministrisë së Brendshme në Beograd.

Shumica prej pjesëmarrësve në protestë ishin të ri, me shumë prej tyre që as nuk kanë qenë të lindur, gjatë kohës së luftës në Bosnje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›