Netanyahu u jep fund përpjekjeve për koalicion me Livnin
Jeruzalem - - Kryeministri i emëruar izraelit i krahut të djathtë, Benjamin Netanyahu u dha fund përpjekjeve për të negociuar me politikanen e qendrës, Tzipi Livni për formimin e një qeverie koalicioni, deklaroi sot një zëdhënëse, citon Reuters. Vendimi, i marrë pas dështimit të raundit të dytë të bisedimeve të zhvilluara dje, rrit gjasat që partia Likud t'u rikthehet fraksioneve të djathta, që kundërshtojnë tërheqjen territoriale në negociatat e paqes me palestinezët.