E Shtunë, 31 Tetor 2026

Belgët po votojnë për parlamentin e ri

Në Belgjikë spo po zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Zgjedhjet u bënë të domosdoshme pas shpërbërjes së koalicionit qeveritar, për shkak të mosmarrëveshjeve mes flamanëve dhe valonëve.

Mosmarrëveshjet janë pasojë e pakënaqësisë së këtyre grupimeve lidhur me zgjidhjet rreth përdorimit të gjuhës. Sipas sondazheve të fundit, flamanët e mbledhur në subjektin politik "Aleanca e re flamane", mund të llogarisin me fitoren e numrit më të madh të deputetëve.

Kjo parti angazhohet për ndarjen e Belgjikës. Në trojet e valonëve, parashikohet që socialistët mund të fitojnë më së shumti vota nga elektorati.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›