E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karzai ndërpret bisedimet me talebanët

Presidenti afgan, Hamid Karzai, ka ndërprerë të gjitha bisedimet për paqe me taeibanët. Ai gjithashtu i ka bërë thirrje Pakistanit që të bëjë më shumë për t`i dhënë fund dhunës ekstremiste.

“Nëse Pakistani nuk ndihmon, Afganistani do t`iu kërkojë burimeve ndërkombëtare hetime ndërkombëtare”, ka thënë Karzai, për të shtuar se kjo është e drejtë e shtetit afgan.

Ky qëndrim më i ashpër i Karzait ndaj veprimtarisë talebane, vjen pas vrasjes së ish-presidentit afgan, Burhanudin Rabani, muajin e kaluar.

Rabani është vrarë nga një sulm vetëvrasës, i cili besohet se ishte dërguar nga militantët talebanë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›