Gjermani, arrestohen katër persona të dyshuar për terrorizëm

Raportohet se katër të dyshuar si ekstremist islamik janë arrestuar sot në Gjermani pasi dyshohen se kanë planifikuar sulme terroriste.
Transmetuesi lokal i radios SWR raportoi sot, duke cituar një zëdhënës të policisë, se katër persona të lindur në Gjermani, tre nga ish-kryeqyteti i Gjermanisë Bonn dhe një nga qyteti Offenbach afër Frankfurtit, janë arrestuar pasditen e së dielës.
Sipas këtij raporti, i dyshuari nga Offenbach-u është liruar në mungesë të dëshmive, ndërsa të tjerët mbeten në paraburgim duke pritur hetimet e mëtejshme.