Der Speigel: Gjermani, fshehu akuzat ndaj djalit
Zyrtarët gjermanë kanë fshehur një sërë akuzash kriminale kundër Seif al Arab, djalit të presidentit të dëbuar të Libisë, Muamer Gadafi, nga frika se do të dëmtoheshin raportet bilaterale, raporton e përjavshmja javorja gjermane Der Spiegel.
Ministria e jashtme gjermane kishte informuar në pesë raste zyrtarët e drejtësisë në Mynih se hetimet kundër Seif al Arab Gadafit, i cili ka studiuar atje, do të krijonin probleme diplomatike me Libinë.
Gjatë viteve 2006 dhe 2010, policia gjermane kishte nisur 11 hetime kundër të birit të ish-presidentit, të cilat kanë të bëjnë me trafikimin me armë, dhunën, drjteimin e automjeteve pa leje dhe fyerje ndaj autoritetit të policisë.
Por, raportohet se të gjitha dëshmitë ishin bllokuar. Policia gjermane, sipas Der Spiegel, dyshon në ndërhyrjen e shërbimit inteligjent në këtë çështje.
Anëtarët e ish-regjimit të Gadafit thanë se Seif al Arab dhe tre nga nipërit e tij janë vrarë më 30 prill gjatë sulmit të NATO-s mbi Tripolin, por presidenti italian, Silvio Berlluskoni, e ka mohuar këtë gjë.