E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryqi i Kuq: Situata në Sirte, e tmerrshme

Janë raportuar të shtëna zjarri në Sirte, ndërsa trupat e Këshillit të Përkohshëm Tranzitor të Libisë po luftojnë me forcat lojale të Muamer Gadafit për të marrë kontrollin e këtij qyteti.

Një zëdhënës i Kryqit të Kuq, tha se spitali i qytetit ka mungesë të furnizimeve kyçe dhe se të plagosurit nuk mund të dërgohen atje për shkak të përleshjeve dhe bombardimeve të NATO-s.

Një tjetër punëtore e Kryqit të Kuq, Karen Strag ka thënë për Reuters se shpreson që furnizimet e kësaj organizate të shpërndahen atje ku ka nevojë.

“Ne kemi një ekip që është nisur drejt Sirtes dhe me vullnetin e Zotit ne do mund t`i shpërndajmë artikujt brenda ditës së sotme” ka thënë Strag.

Qytetarët raportohet të kenë mbushur makinat e tyre me karburant në vlerë deri në 800 dollarë për të ikur nga përleshjet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›