Karzai për vizitë në Londër
Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, ka udhëtuar sot për në Londër, për t’u takuar me kryeministrin e ri të Britanisë, David Cameron dhe për të biseduar me të në lidhje me marrëdhëniet mes dy vendeve, ka njoftuar pallati presidencial.
Karzai për në Londër udhëtoi nga Washingtoni, ku u takua me presidentin amerikan, Barack Obama, administrata e të cilit ka pasur një qëndrim kritik ndaj Karzait, për shkak të dështimit të tij në luftën kundër korrupsionit, gjë që sipas analistëve po dëmton luftën e SHBA-së kundër kryengritësve talebanë në Afganistan.
Britania është kontribuuesja e dytë më e madhe me forca ushtarake në Afganistan, me 9500 ushtarë britanikë të stacionuar kryesisht në provincën jugore Helmand, ku janë vrarë shumë ushtarë britanik, që nga fillimi i luftës në këtë vend, në fund të vitit 2001.
Vetëm vitin e kaluar, në Afganistan janë vrarë 108 ushtarë britanikë. Ushtria britanike është përballur me kryengritësit talebanë në Helmand, ndërsa qeveria e kaluar laburiste e Britanisë është akuzuar se nuk ka furnizuar me pajisjet e duhura ushtarët britanikë në Afganistan.
“Prioritet i yni është që të përballemi si duhet me situatën në Afganistan dhe përballja me zgjerimin bërthamor në Iran”, deklaroi për gazetën The Times Ministri i ri i jashtëm i Britanisë, William Hague.