E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Asnjë draft të ndërkombëtarëve në zyrën time

TIRANE- “Jam gati të bashkëpunoj plotësisht për të zgjidhur krizën duke u mbëshetur në rezolutën e Byrosë së Asamblesë Parlamentare të Këshillit Europian, në deklaratën e Komisionit Europian si dhe me komisionin hetimor që kam ngritur “ Kryeminsitri Berisha këmbëngul në qëndrimin e tij dhe mohon kategorikisht të ketë në tryzën e tij një draft tjetër të cilin e bëri të ditur dje ambasadori i OSBE-së Robert Bosch.

“Ju garantoj me përgjegjësi më maksimale se në tryezën time në mënyrë absolute dhe kategorike nuk ekziston as edhe një draftt apo dokument nga asnjë institucion eueropiano perëndimor . Nuk kam parë dhe nuk më ka ardhur në zyrë asnjë draft. Në tryezën time kam deklaratën e Byrosë Parlamentare të Këshillit Europian dhe rezolutën e Komisionit Europian dhe kërkesat e parashtruara ndaj nesh gjatë vizitës time në Bruksel”- tha kryeministri Berisha në konferencën për shtyp të cilën e organizoi menjëherë pas kthimit të tij nga Zagrebi, ku ndodhej në një takim të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
“BE ka bërë të qartë në mënyrë të përsëritur se këtë cështhje duhet ta zgjidhin shqiptarët. Unë e mbështes këtë dhe garantoj se cdo institucion se në Shqipëri ekzistojnë mekanizmat e shtetit ligjor për ti dhënë zgjidhje cdo problemi, gjithcka tjetër jashtë kësaj është gënjeshtër e bazuar mbi mashtrimin”- nënvizon kryeministri Berisha.

Këmbëbguljes së gazetarëve në lidhje me draftin që Ambasori Bosch tha se i ishte ofruar në tryezë dy partive
Berisha i është përgjigjur më tej se “Nuk është në axhendën time komentet në deklaratat e këtij apo atij ambasadori.”- ndërsa pyetjes se kujt mund ti besojmë Berisha iu përgjigj- Ju mund ti besoni kujt të doni. Unë them që nuk ka asnjë draft”

“Për të hequr cdo lloj aludimi,”- sic tha ai- kreu i qeverisë pranoi se në tryezën e presidentit ishte ofruar një sugjerim që ai ti drejtohej Komisionit të Venecias por
“Presidenti refuzoi dhe unë e mbështes. Kryeministri nuk mund t’i drejtohet Komisionit të Venecias për vendime të gjykatave të vendit të vet, për shkak të sovranitetit, dhe jo të shkojë të padisë gjyqtarët e vendit të vet..... “
“Ai që ka ankesa ai mund t’i drejtohet Kushtetutës e cila vepron në ligjet e këtij vendit të shkrojtura nga PS-së. Rama mund ti drejtohet Gjykatës Kushtetutës e cila ka tagrin ti kërkojë Komisionit të Venecias rekomandim. “

"Ftoj Ramën të pranojë zgjidhjen e ofruar nga Byroja e Parlamentare e Këshillit Europian dhe të Komisionit Europian sepse këto institucione u pranuan bashkarisht nga të dy palët. Rezoluta e tyre u pranua bashkarisht nga të dy palët, delegacioni presidencial u pranua nga të dy palët. Deklarata e Byrosë Parlamentare e KiE është dokumenti i shkëlqyer për t’i dhënë fund zgjidhjes së cdo ngërci. Kjo deklaratë krijon mundësinë më të plotë për transparencën më të madhe dhe në mbështetje të plotë të Kushtetutës"- perseriti apelin kryeministri

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›