“Luftë” mes vëllezërve Miliband

Në garën për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Laburiste në Britani, duket se do të shpërthejë një konflikt familjar: pasi që ish-Ministri i Jashtëm i Britanisë, David Miliband, ka paralajmëruar qysh më herët se do të kandidohet për këtë funksion, edhe vëllai i tij, Ed, e ka paralajmëruar të njëjtën gjë.
Ed Miliband këtë paralajmërim e bëri gjatë një fjalimi, të cilin e mbajti gjatë fundjavës në rrethin e tij zgjedhor në Doncaster, ndërsa besohet se ai kandidaturën e tij do ta bëjë zyrtare gjatë javës së ardhshme.
Pas 13 viteve në pushtet, laburistët pësuan humbje nga konservatorët, në zgjedhjet e përgjithshme, të cilat u zhvilluan më 6 maj.
Menjëherë pas kësaj humbje, tashmë ish-kryeministri i Britanisë, Gordon Brown, dha dorëheqje nga funksioni i kryetarit të Partisë Laburiste dhe nga funksioni i kryeministrit.
Brenda laburistëve tani po kërkohet një orientim dhe rreshtim i ri. “Laburistët humbën zgjedhjet, për shkak se humbëm kontaktin me njerëzit, të cilët i kemi përfaqësuar”, tha Ed Miliband.
David Miliband është deri me tani zyrtari i vetëm i partisë, i cili ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për pasardhës të Brownit.