Karzai prezanton listën e re për kabinetin qeveritar
Ajo përmban 16 emra dhe përveç ministrisë së energjetikës për momentin pa propozim për ministër mbetet edhe një sektor tjetër. Si ministër të jashtëm Karzai i ka propozuar dhomës së ulët të parlamentit në Kabul, këshilltarin e tij për çështje të sigurisë, Zalmay Rasul. Lista e re e kabinetit u bë e domosdoshme pasi parlamenti afgan refuzoi 17 nga 24 propozimet e Karzait. Asnjë prej kandidatëve të refuzuar nga lista e parë nuk është përfshirë në listën e re. Konsultimet për listën e re mund të zgjasin një javë.