ShBA me nismë të re për Lindjen e Mesme
Propozimi parashikon që izraelitët dhe palestinezët të bisedojnë menjëherë për dy pikat kryesore: kufijtë e një shteti palestinez dhe statusin e Jeruzalemit. Deri tani strategjia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës parashihte mosprekjen e këtyre dy çështjeve, duke u ndalur vetëm në ndalimin e ndërtimeve të ngulimeve të reja hebreje dhe kthimin e refugjatëve palestinezë. klinton dhe Xhudeh u bënë thirrje palëve në konflikt, që të kthehen sa më shpejt që të jetë e mundur në tryezën e bisedimeve.