SHBA, nigeriani i akuzuar mohon fajësinë
23 vjeçari umar Faruk Abdulmutalab, duhet të përgjigjet ndaj gjashtë pikave të aktakuzës, në mesin e tyre edhe për tentativë vrasjeje dhe përpjekjen për përdorim të një arme të shkatërrimit në masë. Ai mund të dënohet me burgim të përjetshëm. Më 25 dhjetor ai u përpoq që para uljes të avionit në Detroit të aktivizojë një masë plasëse. Si pasojë, ai pësoi djegie të rënda. Në bordin e avionit ndodheshin 300 vetë. Presidenti amerikan Barak Obama ka kritikuar shërbimet e fshehta kombëtare, për dështimin e sistemit të sigurisë.