E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karzai shtyn inagurimin e parlamentit të ri

Zyra e presidentit afgan, Hamid Karzai, tha se inaugurimi i parlamentit të ri të Afganistanit shtyhet për datën 22 shkurt.

Ky veprim pason kërkesën e gjykatës, e cila është në shqyrtim të akuzave për keq përdorime në zgjedhjet e shtatorit.

Kreu i gjykatës, Sadiqullah Hakik, tha se inagurimi duhet të shtyhet “të paktën për një muaj”, për t`i dhënë kohë gjykatës që te hetojë më tej "dyshimet për mashtrime".

Hapja e Parlamentit të ri pritej të bëhej më 23 janar. Data e seancës hyrëse ishte vendosur nga presidenti Karzai.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›