E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karzai:Popullit të tij i mungon siguria

Presidenti afgan, Hamid Karzai ka deklaruar se ndërkohë që Afganistani ka arritur stabilitet politik, afganët ende nuk ndihen të sigurtë për jetën e tyre.

Në një intervistë të transmetuar nga CNN-i, Karzai thotë se megjithë stabilitetin politik, koalicioni ndërkombëtar dhe qeveria afgane "nuk kanë qenë në gjendje për t`i ofruar popullit afgan siguri individuale.

Karzai tha gjithashtu se trupat kanë ngadalësuar grupet militante në vendin e tij, por se lufta nuk është fituar.

Ai tha gjithashtu se qeveria e tij do të mirëpriste krijimin e një zyre politike të talebanëve ku zyrtarët afganë dhe të tjerë mund të diskutojë një rezolutë politike të luftës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›