Pogradec, gjendet trupi i pajetë i një 37-vjeçari

Trupi i pajetë i një 37-vjeçari është gjetur mëngjesin e sotëm në qytetin e Pogradecit. Mirash Dekollarit është gjetur i vdekur në rrethinat e qytetit të Pogradecit nga kalimtarë të rastit të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë kqyrur viktimën ku kanë konstatuar plagë në kokë.
Ndërkohë trupi i pajetë i 37-vjeçarit është dërguar në morgun e qytetit ku do t`i bëhet edhe ekspertiza për të vërtetuar edhe shkaqet e vdekjes ndërsa policia ka nisur hetimet per zbardhjen e plotë të ngjarjes.