Pamje shokuese të torturave në Siri

Pamjet më shokuese të torturave në Siri pritet të transmetohen sot në një televizion në Angli. Ekipi televiziv ka arritur të filmojë disa momente ku duken forcat ushtarake që rrahin disa fëmijë, gra, një kryetar bashkie dhe shumë qytetarë të tjerë.
Pritet që xhirimet të tregojnë se çfarë po ndodh në të vërtetë me këtë vend, kur prej disa muajsh kanë nisur përplasjet mes regjimit dhe qytetarëve Dokumentari i televizionit londinez titullohet “Makineria e Torturës”. Drejtuesit e emisionit kanë thënë se kanë hequr një pjesë të pamjeve shokuese, për të cilat kanë menduar se do të ishte shumë e rëndë për publikun.
Fotot e shpërndara nga media për dokumentarin flasin për dhunë të pashembullt. Në fotot televizive është dhunimi masiv i disa qytetarëve.