Kasano-Pacini, nënshkruhen kontratat
Shkëmbimi
Operacioni për shkëmbimin e lojtarëve mes dy skuadrave me rivalitetin më të madh në botën e futbollit është mbyllur me sukses. Sulmuesi Antonio Kasano pas dy orë bisedimesh me drejtuesit e Interit, ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare. Ndërsa Pacini ka kryer testet mjekësore dhe është ende në bisedime për kontratën. Klauzola është që futbollisti të marrë pagë bruto rreth 2.8 milionë euro në sezon. Për sa i përket kohëzgjatjes së saj, ende nuk është arritur marrëveshja e duhur. Por, për mediat Pacini ka thënë: Jam i lumtur që erdha, tani dua vetëm fitoret.
Kasano-Pacini, nënshkruhen kontratat burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip