Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve
Emocionet e ligës më të fortë dhe më atraktive në Evropë, Ligës së Kampionëve do rikthehen sonte me ndeshjet e para të rrethit të fundit kualifikuese për fazën e grupeve. Fansat e shumtë të sportit numër një në botë, sonte do të kenë rastin të shohin pesë sfida joshëse dhe interesante.
Sigurisht se vëmendja e tifozëve kosovar do të jetë e përqendruar në përballjen në mes Borussia Monchengladbach dhe Dinamos se Kievit, pasi që në radhët e klubit gjerman do të jetë edhe mesfushori kosovar, Granit Xhaka.
19 vjeçari i lindur në Prishtinë, gjatë kësaj verë u transferua në klubin e madh gjerman nga kampionët e Baselit të Zvicrës. Xhaka pritet të jetë titullar në këtë sfide, ku skuadra e tij do të kërkojë rezultat sa më të mirë, në mënyrë që të jetë sa më afër kualifikimit në fazën e grupeve në këtë lige të madh në Kontinentin e Vjetër.
Ndërkohë, të mërkurën, Fatos Beqiraj që militon të Dinamo e Zagrebit do të mas forcat me Mariborin e Sllovenisë. Sulmuesi pejanë, i cili tashmë është një nga lojtarët kryesor tek zagrebasit, pritet që edhe në këtë duel të jetë titullar.
Sonte takohen:
17:00, Spartak Moscow - Fenerbahçe
19:45, Basel - Cluj
19:45, Helsingborgs - Celtic
19:45, Borussia M’gladbach - Dynamo Kiev
19:45, Copenhagen - Lille
Të mërkurën takohen:
19:45, BATE Borisov - Hapoel
19:45, AEL Limassol - Anderlecht
19:45, Dinamo Zagreb - Maribor
19:45, Sporting Braga - Udinese
19:45, Malaga - Panathinaikos
(BalkanWeb)