E Diel, 1 Nëntor 2026

Kasano show, nga homoseksualët te Baloteli!

Përgatiti: Erion ABULE

Sulmuesi axurr flet për përvojën e tij në Poloni, duke u shprehur rëndë për homoseksualët në futboll dhe në kombëtaren italiane: Janë probleme të tyre. Shpresoj të mos ketë

Ishte një nga realitetet e debutimit ndaj Spanjës, edhe duke parë periudhën e vështirë që kaloi këtë sezon. Por tani, Antonio Kasano po e shijon këtë Europian dhe mendon të qëndrojë sa më gjatë. Nuk e mendoja se do të isha në Europian, e kam thënë shpeshherë, kam qenë me fat, por përveç se po luaj, dua të jem protagonist i kësaj veprimtarie.

Kasanos i shkon mendja te një prej shokëve të tij të pafat, që nuk luajtën në këtë Europian: E vetmja gjë që më vjen keq, është se nuk luan me ne Xhuzepe Rosi, një nga lojtarët vendimtarë. Sulmuesi axurr flet edhe për Balotelin dhe rastin e humbur të golit:

Mendova se do të më pasonte, por aty janë momente, nuk pritej që Serxhio Ramos të ndërhynte. I thashë Marios, duhej të godisje dhe ai më tha, doja të ta pasoja. Unë do tia pasoja, nuk më pëlqen të shënoj. Thuhet se unë duhet të jem tutori i Balotelit.

Po për mua kush do të mendojë? Kam një marrëdhënie të mirë me të, – vazhdon Kasano për shokun e sulmit, – brenda dhe jashtë fushe. Nuk kemi luajtur asnjëherë bashkë, mund të përmirësohemi.

Pas akuzave të Alesandro Çeki Paones (gazetar në televizion), se në kombëtaren italiane ka 3 homoseksualë, Kasanos i rrëshket goja: Probleme të tyre, nëse janë b……, janë probleme të tyre. Nëse e ka thënë Çeki Paone (edhe ky një hokoseksual i deklaruar) që ka të tillë…, – shton Antonio, duke iu përgjigjur fjalëve të Çeki Paones mbi statistikat që flasin për homoseksualitetin në futboll.

Kasano vazhdoi mbi argumentin: Nëse them atë që mendoj, do të ndodhte një rrëmujë. E përsëris, janë probleme të tyre, nuk më takojnë mua. Unë shpresoj që në kombëtare të mos ketë.

Më pas diskutimi kthehet te futbolli, te roli i Di Natales në këtë Europian: Me Di Natalen kam një marrëdhënie të shkëlqyer, unë e quaj snajperi, i jep një gjysmë topi dhe shënon gol. Me polemikën me Kasiljasin, ish-shokun e tij te Real Madridi, pas një faulli në ndeshjen me Spanjën, Kasano shpjegon:

Ankesat e Kasiljasit? Vështirë se bëj faull. Sapo e bëj, ankohen të gjithë. E godita, sepse nuk doja të vrapoja, kam lindur i lodhur. Doja të ndaloja aksionin dhe kaq, ai më tha diçka të tepërt, por mes ish-shokëve të skuadrës ndodh.

Kasano bën polemika kur flet për merkaton e Milanit: Tiago Silva është shitur? Është i pazëvendësueshëm, pa të humbasim 50% të skuadrës. Tani duhet të jemi të qartë se cilat janë objektivat: pa të mund të synojmë Championsin, por ta harrojmë titullin. Klubi do të arsyetojë mbi faktin që do të fitohen shumë para, por duhet të jemi të qartë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›