Modriç: Itali, kujdes! Kroacia mund të të ndëshkojë
Mesfushori lider i kroatëve flet para ndeshjes me axurrët: Kemi treguar vlerat tona. Pavarësisht nga përvoja e kundërshtarit, synojmë fitoren.
Flokë të çrregullt që i bien përpara syve. Luka Modriç ka një pamje simpatike, por në mes të gjigantëve të Kroacisë duket si një maskotë. I vogël, por me shumë kapacitet. Përkundrazi, ai është një lider, i pranuar nga e gjithë skuadra.
E patë se çfarë armësh kishim? Jelaviç dhe Mandzukiç janë vrastarë. Mund të shënojmë gol në çdo moment, Italia është e paralajmëruar.
E ardhmja është Italia Ylli i Totenhemit projekton të ardhmen. Jemi përpara në klasifikim, do tua lëmë me kënaqësi lëvizjen e parë axurrëve. Por, Italia nuk është Irlanda, ka më shumë eksperiencë dhe më shumë kampionë.
Do të jetë një sfidë vuajtëse. Që tani është përcaktuar një duel në fushë: Pirlo kundër Modriç. Sfidë mes ideatorëve të skuadrave respektive. Ylli kroat është konsideruar nga operatorët e merkatos si pasardhësi ideal i jashtëtokësorit të Juves.
Krahasimet mund të qëndrojnë. Luka të kujton Pirlon e disa viteve më parë, më shumë trekuartist sesa mesfushor. Por pasimet dhe talenti duket i ngjashëm, ashtu sikurse dhe aftësia për të kërkuar golin me goditjet nga distanca.
Është një nder të krahasohem me Pirlon. Është një nga yjet e futbollit europian. Por, idhulli im dhe pika e referimit është Injesta. Një magjistar i topit.
Italia dhe Spanja Flet me kënaqësi mbi kombëtaren e Prandelit. Ka treguar se nuk është inferior përpara Spanjës. Kam parë disa pritje të mëdha të Bufonit, ai është një kampion. Nuk është e lehtë të shënosh gol, kur ke përballë mbrojtjen axurre, por edhe ne kemi një sulm vrastar. Trajneri Biliç e dashuron futbollin sulmues, e patë ndaj Irlandës?
Arrijmë të sulmojmë gjithmonë me 5-6 lojtarë, të gjithë të aftë në 30 metrat e fundit. Spanja e Italia mbeten favorite të grupit, por 3 pikët e marra ndaj Irlandës na dhurojnë një mundësi të artë. Le të themi se kemi frikësuar paksa kundërshtarët tanë, e rëndësishme është të mos fluturojmë shumë. (Qesh).
Liga e Serie A Sigurisht që flet edhe për të ardhmen e tij. Gazetarët spanjollë e pyesin nëse shkurtabiqi e pëlqen apo jo La Ligën. Reali i Mourinjos është i interesuar, veçanërisht. Nuk e kam patur kurrë një problem fizikun tim.
Me këtë trup kam treguar diçka në futboll, apo jo? La Liga më pëlqen. Te Barcelona luan Mesi, futbollisti më i madh në botë. Dhe Seria A? Si do të sillej përpara një oferte të Interit? Luka tërheq hapat pas. Shikimi i duket disi djallëzor.
Kemi vendosur gjatë ditës së parë të grumbullimit, se gjatë Europianit do të flasim vetëm për Kroacinë, jo për merkaton. Të ardhmen time do ta vendos në fund të turneut.
Por, nuk i thotë jo Interit, edhe pse skuadra zikaltër nuk do të marrë pjesë në Champions, vitin e ardhshëm, dhe ky përbën një problem. Modriç dëshiron të largohet nga Totenhemi, vetëm për shkak se klubi londinez ka mbetur jashtë kompeticionit më prestigjioz për klube në Europë.
Mandzukiç, tatuazhet dhe Barzalji Kalojmë te Mario Mandzukiç, heroi i sfidës ndaj Irlandës, me një gol e gjysmë. Ndërsa dy herë shkëlqeu Modriç, teksa të dy lojtarët përqafoheshin në fund të ndeshjes. Bomberi, i cili ka një tatuazh në krahun e majtë, zotëron një grintë për tu patur frikë.
Do të më pëlqente të përballesha me mikun tim, Barzaljin. Kemi qenë së bashku te Volfsburgu. Por është i dëmtuar, vërtet? Më mirë kështu, sepse do ti kisha shënuar gol. (Qesh). Por, më pas lëshon edhe një tjetër batutë: Shkoni të shihni statistikat: kur filloj të shënoj nuk ndalem më. Bufon është i paralajmëruar. E nis të largohet së bashku me malin me muskuj të tij.
