Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje kyçe shumëpalëshe

TIRANË, 19 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim zëvendësndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, Alexander Kasanof.
Ambasada e SHBA në Tiranë bën të ditur se gjatë takimit palët diskutuan mbi partneritetin e fortë SHBA-Shqipëri dhe mbështetjen e Shqipërisë për çështje kyçe shumëpalëshe, duke rikonfirmuar angazhimin e tyre për arritjen e qëllimeve të përbashkëta.
“Ata shqyrtuan përparimin e Shqipërisë drejt integrimit në BE, rëndësinë e transparencës në reformën në drejtësi dhe forcimin e përpjekjeve kundër korrupsionit”, thuhet në një postim të Ambasadës në rrjetin social “Facebook”.
1 nga 4/r.e/a.f/